KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
Ekonomi

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit

Kosova News
Kosova News 10:56 -15/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se po vazhdojnë aksionin më të madh për largimin e deponive ilegale në vend.

Ajo ka thënë se deri më tani janë larguar mbi 2700 ton mbeturina, ndërsa puna po vazhdon në Prishtinë, Mitrovicë jug dhe veri, Pejë, Deçan, Prizren dhe Ferizaj, e së shpejti edhe në qytetet tjera.

“Një nga shkaqet kryesore të krijimit të deponive ilegale ka qenë edhe mungesa e qasjes së qytetarëve në deponitë zyrtare për mbeturina sanitare dhe mbetje nga ndërtimi e rrënimet. Për këtë arsye, së bashku me KMDK-në, po ndërmarrim hapa konkretë për ta ndryshuar këtë gjendje. Së shpejti do të hapim qasje për qytetarët ku edhe do t’ju informojmë për datat, oraret dhe kushtet e pranimit të mbeturinave në deponitë sanitare në Mirash, Podujevë, Landovicë dhe Velekincë”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se do të investojnë në rehabilitimin e deponive rajonale në Gjilan, Prizren, Pejë dhe Podujevë, me synimin që ato të funksionojnë sipas standardeve evropiane dhe pa rrezikuar mjedisin.
“Tolerancë ndaj ndotësve nuk do të ketë. Hedhja e mbeturinave jashtë hapësirave të përcaktuara dënohet me ligj, me gjobë maksimale deri në 5,000 euro. Mjedisi është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me bashkëpunim dhe vetëdije qytetare mund ta mbajmë Kosovën të pastër dhe t’u lëmë brezave të ardhshëm një mjedis më të shëndetshëm”, ka shtuar Pacolli. 

Gjithashtu lexoni:

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Murati: Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet të hënen

Nisin punimet për sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën Klinë–Gurrakoc, investim mbi 373 mijë euro

Kosova News 15/06/2026 15/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
12:00 -15/06/2026
Dënohet për dy përdhunime djali i princeshës së Norvegjisë
11:57 -15/06/2026
Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova
11:55 -15/06/2026
Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj
11:51 -15/06/2026
80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%
11:49 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?