KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
Politikë

Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Kosova News
Kosova News 11:33 -15/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj do të presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve para se të diskutojnë për bashkëpunime politike dhe mundësitë për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit.

Ajo u shpreh optimiste se vendi nuk do të përballet sërish me bllokada institucionale, duke shtuar se mandati i marrë nga qytetarët duhet të respektohet.
“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare të çertifikuara. Kur t’i kemi rezultatet e çertifikuara do të shohim se cilat janë mundësitë që na ofrohen. Unë shumë shpresoj dhe jam shumë optimiste që nuk do të ballafaqohemi edhe njëherë me bllokada të pakuptimta edhe me bllokim të institucioneve të shtetit, por siç e keni parë edhe para zgjedhjeve të fundit nuk ka qenë në dorën tonë sepse ofertat kanë qenë më shumë se bujare, mirëpo janë refuzuar. Shpresoj që mandati i fuqishëm që e jep vota e qytetarit këtë herë do të respektohet deri në fund”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë vija të kuqe ndaj ndonjë partie apo me cilat subjekte mund të bashkëpunojnë për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes, Gërvalla tha se aktualisht nuk ka diskutime për koalicione dhe se fillimisht duhet të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

“Po nuk diskutojmë ne as për vija të kuqe as për koalicione të cilat do t’i shohim pasi të kemi marrë rezultatin përfundimtar, të çertifikuar me qëllim që ta dimë cili është mesazhi i qytetarëve. Nëse ne nuk e dimë mesazhin e qartë të qytetarëve atëherë edhe nuk e respektojmë mesazhin e qartë të qytetarëve, atëherë gabojmë shumë”, tha ajo.

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Gërvalla tha se koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe se kjo duhet të reflektohet në proceset e ardhshme politike.

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm. Përsëri kemi më shumë vota se të gjitha partitë shqiptare të tjera së bashku. Prandaj nuk shoh asnjë arsye. Është e vërtetë pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e vogël, ky është një mesazh të cilin duhet ta analizojmë dhe ta kuptojmë drejt të gjithë ne që jemi aktiv në skenën politike. Duhet ta respektojmë faktin që qytetari i Kosovës në mënyrë të përsëritur sillet tek kutia e votimit dhe natyrisht që kjo lë gjurmë. Mirëpo nuk duhet t’i shtrembërojmë faktet. Fakt është, koalicioni ynë, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përsëri edhe para se të çertifikohen zgjedhjet po shihet qartë që rezultati është bindës, rezultati është i fuqishëm, mbështetja është e madhe dhe tani duhet të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Kosova News 15/06/2026 15/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Niset Kontingjenti KFOR 8 nga Shqipëria drejt Kosovës
12:35 -15/06/2026
Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç
12:34 -15/06/2026
Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?