KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
Botë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran

Kosova News
Kosova News 11:15 -15/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Iranit, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje kuadër, raporton BBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se marrëveshja parashikon rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit detar të energjisë në botë.
Nafta “Brent” ra me 4,3%, duke u tregtuar me 83,55 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane shënoi një rënie prej 4,9%, në 80,74 dollarë për fuçi.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, bëri të ditur se ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet më 19 qershor në Zvicër.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, konfirmoi në televizionin shtetëror se marrëveshja me SHBA-në është finalizuar, ndërsa Trump shkroi në rrjetet sociale: “Le të transportohet nafta sërish!”.

Megjithatë, ekspertja e tregjeve të energjisë, Vandana Hari nga kompania “Vanda Insights” paralajmëroi se mungesa e detajeve mbi përmbajtjen e marrëveshjes mund të krijojë pasiguri dhe luhatje në tregjet e naftës gjatë ditëve në vijim

Ngushtica e Hormuzit ishte praktikisht e mbyllur që prej fundit të shkurtit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Pas shpërthimit të konfliktit, Teherani kërcënoi se do të godiste anijet që kalonin në këtë rrugë ujore strategjike, përmes së cilës zakonisht transportohet rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG), në nivel global.
Tregjet ndërkombëtare të energjisë kanë përjetuar luhatje të forta muajt e fundit, duke reaguar ndaj zhvillimeve të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Nafta “Brent”, e cila tregtohej rreth 70 dollarë për fuçi para nisjes së luftës, arriti deri në 120 dollarë për fuçi, gjatë kulmit të tensioneve.

Ekspertët paralajmërojnë se rikthimi i plotë i qarkullimit të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit nuk do të jetë i menjëhershëm.

Sipas analistit Andrew Lipow, fillimisht duhet të pastrohen minat detare, një proces që mund të zgjasë nga disa javë deri në gjashtë muaj.

Ai shtoi se shumë anije cisternë janë ende në pritje, për të kaluar nëpër ngushticë dhe se rikthimi i prodhimit dhe ngarkimit të naftës, në nivelet normale mund të kërkojë disa javë.

Edhe admirali në pension i marinës amerikane, Mark Montgomery, vlerësoi se normalizimi i plotë i trafikut detar dhe eksporteve të naftës mund të zgjasë rreth një muaj deri në 45 ditë.

Ndërkohë, tregjet aziatike të aksioneve reaguan pozitivisht ndaj marrëveshjes kuadër.

Rajoni aziatik është veçanërisht i ndjeshëm ndaj çmimeve të energjisë, pasi varet në masë të madhe nga furnizimet me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm nga Lindja e Mesme.

Gjithashtu lexoni:

Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell

Dënohet për dy përdhunime djali i princeshës së Norvegjisë

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës

Kosova News 15/06/2026 15/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Kontigjenti KFOR 8 niset drejt Pejës, Shqipëria e quan kontribut për paqe
12:19 -15/06/2026
Katz: Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Libanit dhe ta ‘pastrojë’ atë nga banorët vendas
12:13 -15/06/2026
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
12:11 -15/06/2026
Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
12:06 -15/06/2026
India goditet nga vala ekstreme e të nxehtit, 64 gradë në diell
12:00 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?