KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rektori i ri i UP-së merr detyrën duke u zotuar për transparencë
Arsim

Rektori i ri i UP-së merr detyrën duke u zotuar për transparencë

Kosova News
Kosova News 17:00 -01/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu ka pranuar sot detyrën e re. Sipas njoftimit nga ky institucion, ai e nisi punën duke u zotuar për llogaridhënie dhe transparencë.

“Rektori Arben Hajrullahu ka nisur punën në krye të Universitetit të Prishtinës duke u zotuar për llogaridhënie dhe transparencë. Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë nga Qerim Qerimi që drejtoi UP-në nga viti 2022 deri ditën e sotme, 1 tetor 2024. Të pranishëm në pranim-dorëzimin e detyrës ishin edhe prorektorët e rinj të zgjedhur nga profesor Hajrullahu. Ish-rektori Qerimi i uroi shumë suksese rektorit të ri, duke ia kujtuar se suksesi i tij është sukses i Universitetit të Prishtinës”, njofton UP.

Hajrullahu u zgjodh rektor në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të mbajtur më 7 gusht. Ai ka qenë mësimdhënës në Fakultetin Filozofik, teksa ka doktoruar në Universitetin e Vjenës.

“Hajrullahu ka publikuar punime shkencore kryesisht për integrimet evropiane dhe është angazhuar edhe për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Ballkan e përtej. Me ekipin e prorektorëve: Albana Berisha-Qehaja, Avni Hajdari, Naim Jerliu e Rozafa Basha, ai synon ta sjellë në Universitetin e Prishtinës saktësinë, punën dhe përvojën e fituar nëpër institucionet akademike gjermane e anglofone”, vazhdon njoftimi i UP-së.

Rektori Hajrullahu ka mandat të drejtojë Universitetin e Prishtinës deri më 15 shtator 2028.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 01/10/2024 01/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?