Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama paralajmëron se këtë muaji do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për projektin që lidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand.
“Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit. I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së kryeqytetit në qendër”, ka shkruar ai në Facebook.