KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
Siguri

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Kosova News
Kosova News 14:28 -14/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, me inicialet S.D., R.R. dhe B.T., nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që lidhen me narkotikët dhe korrupsionin.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.D., në cilësinë e zyrtarit korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se kishte poseduar 85.61 gramë marihuanë me qëllim që ta fuste brenda institucionit për një të burgosur. Prokuroria bën të ditur se substanca narkotike ishte fshehur në trupin e tij dhe u zbulua gjatë një kontrolli të kryer nga zyrtarët korrektues pas pranimit të informatave operative.

Ndërkohë, i pandehuri R.R., i cili në kohën e ngjarjes po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se kishte organizuar dhe koordinuar futjen e narkotikëve në burg, duke nxitur të pandehurit e tjerë që ta kryenin veprën në këmbim të një shpërblimi në të holla.

Sipas Prokurorisë, edhe B.T. dyshohet se kishte siguruar dhe dorëzuar marihuanën me qëllim që ajo të futej në Qendrën Korrektuese, ndërsa zyrtarit korrektues i kishte ofruar 1 mijë euro ryshfet për të mundësuar futjen e substancës narkotike në institucion.

Me këto veprime, S.D. dhe B.T. akuzohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa R.R. akuzohet për shtytje në kryerjen e kësaj vepre penale. B.T. përballet gjithashtu edhe me akuzën për “Dhënie të ryshfetit”.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, për të pandehurin S.D. është kërkuar edhe dënimi plotësues me ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Gjithashtu lexoni:

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Vdes një punëtor pasi ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren

Kosova News 14/07/2026 14/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?