KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
Ekonomi

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

KosovaNewss
KosovaNewss 19:49 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka arritur rezultatin më të lartë investues në historinë e tij brenda një gjysmëviti, me rreth 312 milionë euro kthim bruto nga investimet gjatë periudhës 1 janar – 30 qershor 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka gjeneruar gjithsej rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet.

Sipas tij, kthimet janë ndarë në 88 milionë euro gjatë vitit 2023, 247 milionë euro në vitin 2024, 309 milionë euro në vitin 2025 dhe 312 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

“Këto shifra janë lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet e të cilëve ruhen dhe investohen për sigurinë e tyre financiare pas pensionimit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka vlerësuar se këto rezultate dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale, duke shtuar se institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.

Kurti ka përgëzuar Bordin, menaxhmentin dhe punonjësit e Trustit për punën e tyre, duke bërë të ditur se vlera e përgjithshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në 4 miliardë e 245 milionë euro.

“Duke e respektuar pavarësinë institucionale dhe profesionale të Trustit, do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e kuadrit ligjor, në mënyrë që kursimet pensionale të qytetarëve të menaxhohen me siguri, transparencë dhe perspektivë afatgjatë”, ka deklaruar Kurti.

Në përfundim, ai e ka cilësuar këtë si “një rezultat të mirë për Trustin, një lajm të mirë për kontribuuesit dhe një arritje të rëndësishme për Republikën tonë”.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

70-vjeçari që u arrestua në kufi dyshohet se kishte kërcënuar kryeministrin përmes rrjeteve sociale

KosovaNewss 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit
17:46 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?