KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama ia dhuron “Helmetën Ilire” batalionit britanik që dhanë kontribut në çlirimin e Kosovës
Siguri

Rama ia dhuron “Helmetën Ilire” batalionit britanik që dhanë kontribut në çlirimin e Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:18 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar me çmimin “Helmeta Ilire” ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

Rreth 20 ish-oficerët u pritën në takim nga Rama, të cilët ndanë përvojat e tyre gjatë asaj kohe.
Rama u shpreh i nderuar për praninë e batalionit britanik. Ai tha se këta të fundit kanë dhënë kontribut të madh në çlirimin e Kosovës.

Rama tha se pas vizitës në kryeqytet të ish-oficerët britanik , tregoi “se po shohin një frymë pozitive, një energji pozitive, një zhvillim të bujshëm dhe të mirë të vendit tonë”.

Kryetari Rama potencoi se në shenjë respekti dhe në emër të qytetarëve u dhuroi “Helmetën Ilire”, të cilin e pranoi gjeneral majori Jeremy Rowen.

“E kam nderin që sot e kam batalionin britanik sot që kanë ardhur këtu të na nderojnë për festën e 25 vjetorit të lirisë. Janë njerëz këta që kanë hyrë të parët në Kosovë, që kanë dhënë kontributin më të madh të mundur për lirinë tonë që sot e gëzojmë, e që sot jemi të lirë t’i krijojmë tregimet tona për të ardhmen. Më vjen shumë mirë që edhe sot që kanë ardhur pas 25 vitesh të na vizitojnë, po e shohin një frymë pozitive, një energji pozitive, një zhvillim të bujshëm dhe të mirë të vendit tonë dhe po na falënderojnë që nuk ua kemi hedhur poshtë gjithë atë mund për të na çliruar vendin tonë. I kam falënderuar nga zemra dhe po ashtu u dhurova ‘Helmetën Ilire’, si një shenjë të respektit tonë në emër të qytetarëve të kryeqytetit, e po ashtu edhe gjithë Kosovës. Kontributi i shtetit britanik ndaj neve, Kosovës në përgjithësi, është shumë i madh”, tha Rama.

Ndërkaq, Rowen tha se Prishtina ka një impakt për batalionin britanik, duke shtuar se kryeqyteti tashmë është i gjallë, për dallim siç e kishte lënë para 25 viteve.

Gjenerali Rowen tha se të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim kanë histori të ndryshme për të treguar gjatë kohës sa kishin qëndruar dhe vepruar në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Unë mendoj, nëse flisni me të gjithë këtu, siç e keni dëgjuar tashmë, të gjithë do të kenë një histori shumë të ndryshme, sepse kur erdhëm këtu ditën e parë, të gjithë punonin në sektorin e tyre sepse gjithçka duhej rindërtuar. Një nga gjërat shumë interesante për mua ishte se sa shpejt u kthyen njerëzit. Inteligjenca jonë ushtarake; nuk ishte shumë inteligjente, gjë që është normale, ata thanë se njerëzit nuk do të ktheheshin në qytet për dy deri në tre javë. Epo, ata u kthyen në ditën e parë, dhe njerëzit vërshuan qytetin. Dhe pritja atje ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Mendoj rreth tre ose katër ditë pasi erdhëm në qytet, unë po ecja vetëm me përkthyesin tim, dhe ishte një kohë e jashtëzakonshme, sepse të gjithë burrat po afroheshin dhe më shtrëngonin dorën dhe gratë po vinin dhe po më përqafonin, e di se cilën preferoja unë, por, uh, dhe më jepnin gjëra për të ngrënë dhe për të pirë. Dhe kohën time personale, si shumë e kalova në sektorin mjekësor, duke u përpjekur për të rikthyer dhe funksionuar Spitalin Universitar, që ishte një sfidë e konsiderueshme”, potencoi Rowen.

Kurse, njëri nga ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, që kishte marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999 tregoi se si shenjë falënderimi për kontributin e tyre, ishin “mbuluar” me lule nga qytetarët.

“Ne po kalonim nëpër fshatra dhe ishim të mbuluar me lule. Dhe kurrë nuk e kuptova fare mirë se nga vinin të gjitha këto lule. Por, ato duhej të hiqeshin vazhdimisht sa herë që kalonim nëpër një fshat tjetër… Kjo ishte një përvojë e re”, tregoi ai./KSP

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Kosova News 13/06/2024 13/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?