KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët praktikantë të “Trepçës” paralajmërojnë padi për mospagesë
Lajme

Punëtorët praktikantë të “Trepçës” paralajmërojnë padi për mospagesë

Kosova News
Kosova News 20:17 -19/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa nga punëtorët praktikantë të “Trepçës” kanë paralajmëruar padi ndaj ndërmarrjes publike për mospagesë të plotë. Ata bënë punë praktike gjashtë muaj dhe i morën nga 100 euro në tre muajt e parë. Ndërmarrja ua ka borxh edhe nga 300 euro. Atyre u është premtuar se do të punësohen në të ardhmen dhe disa kanë frikë të përfshihen në padi nga hakmarrja e mundshme e menaxhmentit

Ani se punën praktike e kanë përfunduar në korrik të këtij viti, punëtorët praktikantë të Minierës së Stantërgut nuk janë paguar plotësisht. Ndërmarrja u ka ngelur borxh edhe për nga 300 euro. Ata kanë punuar gjashtë muaj, por i kanë marrë vetëm 300 euro për tre muajt e parë.

Praktikantët e grupit të dytë dhe të tretë në këtë minierë të “Trepçës”, që bashkë janë rreth 120, kanë paralajmëruar padi ndaj ndërmarrjes për borxhin.

“Me pagesën nuk kemi qenë të kënaqur, sepse nuk jemi pagu. Ne kemi punuar një herë na kanë dhanë 100 euro, një herë 200 edhe shujtat që kanë qenë me na dhënë ushqimin, rrugën e këto nuk na kanë paguar. Edhe na kanë mbetur borxh nga 300 euro”, ka thënë Esat Deliu, ish-praktikant.

Ata janë ankuar edhe për punën e tepërt që u është ngarkuar.

“Fatkeqësisht neve si praktikantë na kanë shfrytëzuar në maksimum. Na kanë mbajtur edhe ndërrimet e dyta edhe të treta që është e jashtëligjshme dhe kanë mbajtur praktikantë deri në përfundimin e orarit të plotë të punës”, ka deklaruar ish-praktikanti tjetër, Arsim Musa.

Sipas tyre, pas punës praktike u është premtuar punësimi dhe për këtë arsye disa janë të frikësuar të ndjekin rrugët ligjore. Disa praktikantë nga grupi i parë tashmë janë pranuar si punëtorë të rregullt në “Trepçë”.

“Të hënën e kemi në plan me ba një padi kundër ndërmarrjes ‘Trepça’, për këto pagesa që nuk na kanë bërë ende. Fatkeqësisht në mesin tonë ka praktikantë këtu, por po kanë frikë me folë edhe me dalë para kamerave për shkak se gjoja ‘Trepça’ do të na hakmerret”, ka shtuar Musa.

Mbështetje për këtë nismë praktikantët kanë marrë edhe nga përfaqësues të Sindikatës.

“Drejtësia ka me dalë në shesh, që ja kanë bërë të padrejtë edhe le të paditet. Neve na vjen keq se na kemi me u dënu, se djersa jonë është prej neve këtu, mirëpo ne kemi me u dënu ndoshta edhe me kamatë. Mirëpo, ne e mbështesim çdo punëtor që i shkelen të drejtat e tij”, është shprehur Gani Osmani, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së “Trepçës”.

Bujar Jashari, ushtrues detyre i drejtorit në Minierën e Stantërgut, ka thënë se nuk është zgjidhje e duhur ndjekja e rrugëve ligjore.

“Unë personalisht mendoj që është e gabuar që një institucion që po të ofron praktikë edhe punë, nuk është mirë t’i bësh padi. Kurse ne jemi në përpjekje gjithë, si menaxhmenti, si ne për t’i krijuar kushte për t’u punësuar me kontratë të përhershme”, ka deklaruar Jashari.

E nga menaxhmenti i “Trepçës” nuk janë përgjigjur në pyetjet e KOHËS. Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërmarrja publike “Trepça” pati hapur konkurs për 180 pozita për praktikantë më 25 maj të vitit të kaluar. Grupi i parë e përfundoi me punën praktike po atë vit, kurse grupi i dytë dhe i tretë filluan në janar dhe e përfunduan në korrik/koha

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Kosova News 19/10/2023 19/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec
13:18 -11/07/2026
Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …
13:09 -11/07/2026
Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut
13:03 -11/07/2026
Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra
12:57 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?