KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria ngre aktakuzë për pagesën e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës
Lajme

Prokuroria ngre aktakuzë për pagesën e 196 mijë eurove për punimet në rrugën e Rugovës

Kosova News
Kosova News 16:49 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.L dhe L.S, për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, si dhe ndaj personit juridik, operatorit ekonomik SHPK “Sallahu”, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, N.L, në cilësinë e personit zyrtar në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor (MMPHI) dhe Infrastrukturës, si menaxher i kontratës për mbikëqyrjen e punimeve për rehabilitimin e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, duke i mundësuar të pandehurit L.S, pronarit dhe personit përgjegjës të operatorit ekonomik SHPK “Sallahu”, “në mënyrë të kundërligjshme ka aprovuar  pagesat, ku diferenca mes punëve të paguara dhe atyre të pranueshme është 196.234.21 euro, kështu duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovë në shumën e lartcekur”.

I pandehuri, L.S, pronar i operatorit ekonomik SHPK “Sallahu”, sipas aktakuzës, në cilësinë e punëkryesit lidhur me kontratën nr. 054/2021 me nr. prokurimi MI-205-21-5465-5-1-1 të datës 29.11.2021, për rehabilitimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë-Çakorr, duke shkelur nenin 65 të Ligjit mbi Prokurimin Publik, nuk i ka zbatuar detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik, kontratë kjo e lidhur mes operatorit ekonomik SHPK “Sallahu” dhe autoritetit kontraktues MMPHI me datën 29.11.2021 dhe “duke mos përfillur para masat e kësaj kontrate, me dashje dhe pa të drejtë me datën 05.05.2022, ka kërkuar nga MMPHI që t’i paguhet shuma e parave, ku shuma e përfitimit të kundërligjshëm sipas plotësimit të ekspertizës së ekspertëve gjyqësor të datës 07.05.2024, është 196.234.21 euro”.

Prokuroria ka kërkuar të pandehurit të shpallën fajtorë dhe “të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë”.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?