KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti flet për raportet Kosovë-Greqi
Politikë

Kurti flet për raportet Kosovë-Greqi

Kosova News
Kosova News 08:29 -09/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twiter mëngjesin e sotëm shkroi se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë po bëhen më të ngushta.

Ai këtë e shkroi duke folur për darkën që ka shtruar për ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili dje ka mbërritur për një vizitë zyrtare dhe ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti.

Ndryshe në takimin me kryediplomatin grek, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe rajonin.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

Dendias është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Bislimi ka informuar ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se rruga e duhur është ajo e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me mbështetjen e SHBA-së, ku Kosova mbetet e angazhuar në qasje konstruktive, përmes propozimeve dhe alternativave për të ecur drejt një marrëveshjeje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Gjithashtu lexoni:

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Kosova News 09/06/2022 09/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim
11:02 -08/07/2025
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë
10:47 -08/07/2025
Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” mes grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në mbarë botën
10:42 -08/07/2025
Trump vendos tarifa për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën
10:34 -08/07/2025
Kurti dhe Peci ndjekin nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në Suharekë
10:12 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?