KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë
Tjera

Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Kosova News
Kosova News 10:47 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkrimtarja angleze, Lady Mary Wortley Montagu (1689–1762) – mbiemri i vajzërisë Pierrepont – lindi në Londër në një familje aristokrate. Në vitin 1712, ajo u martua me Edward Wortley Montagun dhe e shoqëroi atë në Stamboll katër vjet më vonë, ku ai do të shërbente si ambasador britanik (1716–1718). Përshkrimi i udhëtimit të tyre drejt Stambollit dhe vëzhgimet e saj për jetën në Perandorinë Osmane, u përfshinë në kujtimet e saj shumë të lexuara, të shkruara në formën e letrave nga Turqia. Një letër, e shkruar më 1 prill 1717, përfshin përshkrimet për takimin e saj të parë me disa arnaoutë, domethënë shqiptarë.

Nga: Lady Mary Wortley Montagu[1]
Përgatiti: Robert Elsie

Por, nga të gjitha fetë [sic] që kam parë, arnaöutët [sic] më duken më të veçantët. Ata janë vendas të arnaöutlich-ut [Shqipërisë], Maqedonisë së lashtë, dhe ende ruajnë diçka nga trimëria dhe qëndrueshmëria – megjithëse e kanë humbur emrin – të maqedonasve, duke qenë milicia më e mirë në Perandorinë Turke dhe e vetmja siguri përballë jeniçerëve.

Janë ushtarë këmbësorie; kishim një rojë prej tyre, që ndërrohej në çdo qytet të madh që kalonim: janë të gjithë të veshur dhe të armatosur me shpenzimet e veta, zakonisht djelmosha të fuqishëm, të veshur me rroba të bardha të trasha dhe të pastra, që mbajnë armë me gjatësi të jashtëzakonshme, të cilat i varin mbi supe sikur të mos e ndienin peshën.

- Reklamë -

Udhëheqësi këndon një lloj melodie të thjeshtë, jo të pakëndshme, dhe të tjerët i bashkohen në kor.

Këta njerëz, duke jetuar mes të krishterëve dhe muhamedanëve, dhe pa qenë të aftë në polemika, deklarojnë se janë plotësisht të paaftë të gjykojnë se cila fe është më e mira; por, për të qenë të sigurt se nuk do ta hedhin të vërtetën poshtë krejtësisht, ndjekin shumë zgjuar të dyja ato fe: shkojnë në xhami çdo të premte dhe në kishë të dielave, duke thënë, si justifikim se, në Ditën e Gjykimit, janë të sigurt për mbrojtjen e profetit të vërtetë; por, cili është ai, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë. Besoj se nuk ka ndonjë racë tjetër njerëzore që ka një mendim kaq modest për aftësinë e vet. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike
08:49 -04/06/2026
Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius
08:33 -04/06/2026
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?