KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror të shtetit
Siguri

Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për të garuar për kryeprokuror të shtetit

Kosova News
Kosova News 13:00 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur të mërkurën takimin e parë të panelit vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se institucioni ka respektuar zotimin për një proces transparent që nga fillimi i procedurës së konkursit.

“Ashtu siç u kemi premtuar që në fillim të procesit, kur është shpallur konkursi, i gjithë procesi do të jetë transparent. Për këtë arsye edhe ju kemi ftuar në këtë takim, i cili është takimi i parë i panelit”, deklaroi Gashi.

Ai bëri të ditur se KPK-ja më 18 maj kishte marrë vendim për shpalljen e konkursit, ndërsa konkursi ishte hapur më 20 maj. Sipas tij, në të njëjtën datë është themeluar edhe paneli vlerësues dhe janë caktuar anëtarët zëvendësues.

Gashi njoftoi se në afatin e paraparë janë pranuar gjithsej pesë aplikime për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kandidatët që kanë aplikuar janë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të vazhdojë sipas procedurave të përcaktuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Gashi bëri të ditur se pjesa e takimit që lidhet me shqyrtimin e dosjeve të kandidatëve do të zhvillohet pa praninë e mediave dhe pa incizim.

Sipas tij, kjo bëhet për shkak të natyrës konfidenciale të dokumentacionit që do të shqyrtohet. Ai theksoi se të gjithë të pranishmit kanë nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit, duke u obliguar që të respektojnë privatësinë dhe integritetin e procesit të vlerësimit.

Gjithashtu lexoni:

Një i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet për vrasje në tentativë

Haga reagon pas raportit të britanikëve: Nëse ka pretendime për shkelje, të akuzuarit mund t’i drejtohen Supremes ose Kushtetueses

Dogana sekuestron mbi 3 mijë artikuj tekstili, të dyshuar si të falsifikuar

KRU “Prishtina” apelon për kursimin e ujit të pijshëm

Ndalohen tre noterë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla në AKSP: Investimi në dije dhe aftësi është thelbësor për sigurinë
14:27 -17/06/2026
Kurti priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano
14:03 -17/06/2026
Numërohen mbi 96% e votave me postë, LVV prin me 53 ulëse në Kuvend
13:20 -17/06/2026
Një i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet për vrasje në tentativë
13:03 -17/06/2026
Haga reagon pas raportit të britanikëve: Nëse ka pretendime për shkelje, të akuzuarit mund t’i drejtohen Supremes ose Kushtetueses
12:54 -17/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?