Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” të Kaçanikut.
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi, në bashkëpunim me OVL-në e UÇK-së, me rastin e kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme.



