KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për shkak të temperaturave të larta, Këshilli i Prindërve kërkon që mësimi të përfundojë të premten
Arsim

Për shkak të temperaturave të larta, Këshilli i Prindërve kërkon që mësimi të përfundojë të premten

Kosova News
Kosova News 19:53 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte.

Kjo pasi që shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit tek nxënësit thuajse ka përfunduar, andaj edhe është kërkuar që të premten të përfundohet viti shkollor.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar shkurtimin e orarit në institucione dhe shkolla të cilat nuk kanë kondicioner, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë. Sipas IHMK-së, orët mësimore duhet të shkurtohen nga 45 minuta sa janë tani në 30 minuta.

Visar Islami, nënkryetar i Këshillit të Prindërve, përpos rekomandimeve nga IKSHPK-ja dhe IHMK-ja, ka thënë se Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që procesi mësimor të përfundojë gjatë ditës së premte, pasi, sipas Islamit, shumica e institucioneve publike arsimore nuk janë të pajisura me sistemin e klimatizimit dhe se procesi i vlerësimit te nxënësit ka përfunduar.

“Duke i parë kushtet aktuale të shkollave dhe mungesa e klimatizimit në shumicën e shkollave dhe temperaturat e larta, procesi mësimore ka filluar që orët të shkurtohen. Ky rekomandim pritet të miratohen nga MASHT-it dhe do të shkurtohen orët, pasi është edhe fundi i vitit shkollor dhe nesër të jetë dita e fundit e mësimit. Të premten dhe të hënën do të ketë mësim, por kërkojmë që nesër të përfundohet pasi vlerësimi i nxënësve thuajse ka përfunduar”, ka thënë Islami nç Dukagjini.

“Rekomandimi për shkurtimin e orëve mësimore nga 45 minuta në 30 minuta”, Besim Aliu nga IHMK-ja ka theksuar se kanë marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së, andaj kanë kërkuar që të zvogëlohet ora e mësimit dhe “mosekspozimi” në rrezet direkte të diellit, duke mos rrezikuar fëmijët për ndonjë simptomë të mundshme.

“Stina e Verës do të fillojë sonte në 22:50, temperaturat kanë qenë të larta. Ky muaj zakonisht ka mbizotëruar temperaturat e larta mbi 30+ gradë celsius. Nuk kemi vranësira dhe lagështira të ajrit është e ulët rreth 30% dhe kemi erë të vogël të qarkullimit. Ditët vijuese do të jenë +35-36 gradë celsius. Nuk parashihet të kenë reshje të shiut. Do të kemi më pak reshje atmosferike sesa avullim. Nga ora 10;00 deri 17:00 të mos i ekspozohemi rrezet të diellit ose të jemi me maska mbrojtëse, si sinjal për të kërkuar zvogëlimin e orëve të mësimit”, ka thënë Aliu.

E doktoresha Shpresa Krasniqi ka thënë se duhet të kemi shumë kujdes për rreziqet potenciale që mundet t’i sjellin temperaturat e larta, shkaku të mos kemi ndonjë telash shëndetësor. Ajo ka shtuar se procesi mësimor rekomandohet që të zhvillohet në orët e hershme të paradites ose në orët e pasdite.“Simptomat mund të jenë si: dehidratim, plogështi, marramendje, pastaj ka filluar të shfaqet rotavirusi tek fëmijët e vegjël”, ka deklaruar Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?