Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje të parkingut të shenjëzuar në lagjen Aktash.
Ai ka thënë se “s’ka më parkim veture në mënyrë kaotike në Aktash”.
Shenjëzimin e parkingut e ka bërë “Prishtina Parking”.
Ai tutje thotë se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën në lagjet tjera të Kryeqytetit.


