KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet për vrasje në tentativë
Siguri

Një i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet për vrasje në tentativë

Kosova News
Kosova News 13:03 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e 16 qershorit në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje bëhet e ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, së bashku me njësitet përkatëse policore, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë siguruar provat materiale në vendin e ngjarjes.

“Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, dyshohet se personi me inicialet N.B., ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet më tej në njoftim.

Prokuroria njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, shtatë gëzhoja dhe 13 fishekë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisja nga Policia e Kosovës, ku aty është gjetur një armë e gjatë, shtatë gëzhoja dhe trembëdhjetë fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale gjatë zhvillimit të procedurës hetimore”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, gjatë ekzaminimeve të kryera nga njësitet kompetente, në automjetin e viktimës me inicialet Sh.K. është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri së bashku me 12 fishekë.

“Është konstatuar se në automjetin e viktimës, Sh.K., është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe dymbëdhjetë fishekë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Gjithashtu lexoni:

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?