KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në mesnatë përfundoi mbledhja e KPM-së ku kishte përplasje mes kryeshefit dhe anëtares së bordit për rastin e Klan Kosovës dhe Art Motion
Lajme

Në mesnatë përfundoi mbledhja e KPM-së ku kishte përplasje mes kryeshefit dhe anëtares së bordit për rastin e Klan Kosovës dhe Art Motion

Kosova News
Kosova News 11:11 -25/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas më shumë se 9 orësh mbrëmë ka përfunduar mbledhja maratonë e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) e cila filloi që nga ora 13:00 dhe përfundoi në mesnatë ku në rend dite ishin shumë pika për tu  shqyrtuar. Si pika të rendit të ditës ishin edhe licencimi dhe rilicencimi operatorëve, disa mediave audiovizive , raste ligjore, rekomandime për çështje të pronësisë dhe çështje të ndryshme.

Në listën e mediave dhe operatorëve për ripërtëritje të licencës  ishin edhe operatori kabllovik “Art Motion”, Radio Klan Kosova Prishtinë, Radio Klan Kosova Deçan. Qysh në fillim të mbledhjes pati përplasje mes kryeshefit të KPM-së Fark Rexhaj dhe anëtarës së bordit Luljeta Aliu.  

Znj. Aliu  kërkoi që të hiqen nga rendi i ditës këto tri pika pasiqë komisioni duhet t’i shqyrtoj dokumentet e ardhura nga ARBK të cilat kanë të bëjnë me rastin e Klan Kosovës  dhe Art Motion.

Kryeshefi ekzekutiv i KPM Faruk Rexhaj tha se si KPM nuk duhet të merren me të kaluarën: “Ne si KPM nuk duhet të merremi  me vendimet e të kaluarës dhe se “Art Motion”, Radio Klan Kosova Prishtinë, Radio Klan Kosova Deçan kanë dorëzuar dokumentet për rilicencim dhe se duhet të vazhdohet me procedimin e rastit sepse nuk kemi të drejtë t’i anashkalojmë por të vazhdojmë me trajtimin e licencës me aq sa kemi bazë ligjore brenda institucionit të KPM-së”.

Në ndërkohë menjëherë ka reaguar Luljeta Aliu e cila tha se si KPM duhet të merren edhe me vendimet e të kaluarës nëse aty ka pasur shkelje. 

“Kjo për mua është e papranueshme dhe skandaloze që për shkak që KPM-ja e paska aprovu ndyshimin e fundit atëherë ne duhet të vazhdojmë asisoji që nëse ka pas ndryshime dhe shkelje të mëhershme ne duhet ti amnistojmë, nuk besoj që është e drejtë që ne t’i amnistojmë për shkak se janë bërë shkelje të ligjit dhe të rregulloreve tona. Nuk i ka ditur KPM-ja ato shkelje derisa ka dalë në sipërfaqe dhe në momentin kur ato janë bërë të ditura ne e kemi obligimin detyrimin ligjor që ti trajtojmë. Nuk mundemi me i trajtu me dy kute të ndyshme operatorët për shkak se nata që i respektojnë ligjet dhe rregulloret tona do të diskriminoheshin me këtë çasje nëse ne vazhdojmë kështu nuk është e mundur për mu që ta bëjmë dhe kërkoj edhe nga ju që ta bëni. Edhe ne si institucion nuk mundemi që ti kalojmë lëshimet tona pa i verifikuar, unë nuk e kam ndërmend me bërë ndonjë lëshim ligjor për shkak se janë bërë gabime të mëhershme nga KPM-ja” tha ndër të tjera anëtarja e bordit të KPM-së Luljeta Aliu.

Me shumicë votash u vendos që trajtimi i rastit të Klan Kosovës dhe Art Motion të shqyrtohen në një mbledhje tjetër pasiqë të shqyrtohet edhe dokumentacioni i ofruar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

KosovaNews në muajin qershor të këtij vitin publikoi një seri hulumtimesh ekskluzive për rastin e Klan Kosova dhe Art Motion pronësia e të cilave doli të jetë e regjistruar me pasaporta të strukturave paralele serbe me adresa “Djakovica Srbia” “ Peç Srbia”

Kryeshefi i KPM-së: Policia e Krimeve Ekonomike është duke hetuar rastin e “Klan Kosova”  dhe “Art Motion”

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 25/11/2023 25/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?