Ministria e Arsimit ka ndarë bursa për 100 studentë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptian. Por ata që do të përfitojnë do të kenë mundësi që studimet t`i ndjekin vetëm në Fakultetin e Edukimit.
Të rinjtë e kanë mirëpritur mbështetjen, por jo edhe kufizimin për drejtimin e studimeve.
Ka dy vjet që dëshira për t’u bërë infermiere Gylhane Stollakut i mbet vetëm një ëndërr për të ardhmen.
E reja ka përfunduar shkollimin e mesëm por nuk arrin që me vetëfinancim të shkollohet.
Megjithëse Ministria e Arsimit ka premtuar përkrahje për 100 studentë nga komunitetet rom, shkali dhe egjiptian, Gylhanja kufizohet të zgjedhë vetëm drejtimin në Fakultetin e Edukimit për të përfituar bursën.
“Është mirë që po ndihmon ministria por po bën disa kufizime sepse jo të gjithë duan me u regjistru në edukim jep motivim por jo në mënyrën e plotë. Për mu është kufizim sepse nuk është drejtimi që unë e pëlej”, tha për RTK ajo.
Përcaktimi për fakultetin e edukimit nuk e sheh si motiv ndonëse disa të rinjë që po ndjekin studimet.
Shukrie Stona, Studente e fakultetit të edukimit, tha për RTK se është mirë që të studiojnë dhe kjo është e rëndësishme për komuniteten sikur edhe për vete.
Edhe përfaqësues të këtyre komuniteteve e konsiderojnë si të mirëseardhur këtë ndihmë nga shteti me shpresë që të zgjerohet në drejtime të reja në të ardhmen.
Rrahman Stollaku, Koordinator në BSDK, tha se ka studentë që studiojnë dhe punojnë por kjo mënyrë është më e mirë dhe shpreson se s’ka me mbet veq me fakultetin e edukimit.
Kurse ministrja Arbërie Nagavci, tha se MAShT ka vazhdueshëm bursa dhe u japin përparësi disa kategorive.
Qytetarët e kësaj kategorie të shoqërisë e shohin si të domosdoshme përkrahjen nga institucionet publike për të përmirësuar arsimimin e të rinjve dhe uljen e rasteve të punësimit të hershëm.


