KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci vizitoi shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin të Kamenicës
Arsim

Ministrja Nagavci vizitoi shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin të Kamenicës

Kosova News
Kosova News 20:57 -11/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Abdullah Krashnica- Presheva” në Koretin të Kamenicës, në ambientet e së cilës u promovua libri “strip comic” i titulluar “Air Guardian” nga autorët Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri, ndërsa pa nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin çerdhës dhe palestrës sportive të cilat janë afër finalizmit.

Ministrja Nagavci me këtë rast tha se, është kënaqësi që gjendet në këtë institucion arsimor i cili edukon brezat e ri, ndërsa shtoi se Ministria e Arsimit është e përkushtuar dhe ka në fokus të punës përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Ministrja Nagavci theksoi se, është zgjedhur kjo shkollë për të zhvilluar këtë vizitë dhe për të parë se edhe në shkollat të cilat janë larg qendrës bëhet një punë e jashtëzakonshme e stafit të shkollës dhe nxënësve, në aspektin e mbrojtjes së ambientit dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për rëndësinë e kësaj çështje.

Nagavci ka inkurajuar autorët, Anën dhe Edvinin, që ta vazhdojnë punën e tyre kreative me libra dhe personazhe të reja, gjithnjë duke i shërbyer kauzave të rëndësishme, ndërsa ftoi mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollës, që të gjitha kërkesat e tyre t’i adresojnë, për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund tha se shteti i tij është i përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit, ndërsa u shpreh i befasuar për punën e mirë që është bërë në këtë shkollë në aspektin e mbrojtjes së ambientit.

Për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes shoqërore sa i përket mbrojtjes së mjedisit foli edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj. Ai përgëzoi autorët për punën kreative në realizimin e librit.

Ndërsa, autorët Ana dhe Edvini u shprehën të lumtur që ishin pjesë e këtij projekti, ndërsa për librin thanë se presin që të ju shërbejë qytetarëve në ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit.

Promovimi i librit “strip comic” të titulluar “Air Guardian” nga autorët Ana Krasniqi dhe Edvin Susuri është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe ambasada e Suedisë në Kosovë.

Palestra sportive në Koretin është investim i Ministrisë së Arsimit në vlerë mbi 300 mijë euro, ndërsa ndërtimi i çerdhës i cili po ashtu është investim i MAShTI arrin vlerën mbi 700 mijë euro.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova News 11/01/2024 11/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?