KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci merr pjesë në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2024”
Arsim

Ministrja Nagavci merr pjesë në hapjen e Panairit të Librit “Prishtina 2024”

Kosova News
Kosova News 19:38 -05/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të 24-t të Librit “Prishtina 2024”, në të cilin rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora do të prezantojnë mbi 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të viteve të fundit, për lexuesit dhe adhuruesit e librit.

Ministrja Nagavci ka përgëzuar organizatorët e Panairit për këtë ngjarje të madhe dhe moton e edicionit të 24- të librit, “Përgjigja është libri”, për çka edhe tha se përgjigjet më të mira dhe më të plota mund ti gjejmë vetëm aty.

Ministrja Nagavci tha se është rritur dukshëm mbështetja për librat dhe shtëpitë botuese, si dhe autorët e pavarur, krahas zhvillimit të audio-librave dhe rezidencave letrare.

Nagavci po ashtu theksoi se, duke ditur faktin se libri vazhdon të mbetet burim i rëndësishëm i mësimit në shkolla tona, MAShTI me mbështetjen e partnerëve, ka filluar procesin e rishikimit të teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës, me qëllimin që fëmijët tanë të rriten me tekste cilësore dhe efektive.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli falënderoi lexuesit të cilët siç tha ai, nga viti në vit shtohen në numër dhe kontribuojnë në tregun e librit, i cili tash fare lehtë mund të quhet edhe industri. Ai po ashtu falënderoi partnerët tradicional të Panairit, në veçanti Ministrinë e Kulturës e cila viteve të fundit është duke mbështetur botuesit, shkrimtarët dhe bibliotekat.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku foli për rëndësinë e Panairit si një nga traditat më të bukura e cila mbledhë bashkë njerëz të shumtë, të dijes e të leximit, ku mijëra tituj të ri i ofrohen lexuesit, duke kontribuar në promovimin e dijes në vendin tonë.

Panairi i Librit organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë. Motoja e këtij edicioni është “Përgjigjja është libri”. Panairi do të jetë i hapur deri më 9 qershor

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 05/06/2024 05/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?