Ministri i Infrastruktuës, Liburn Aliu ka njoftuar se sot iu janë dorëzuar çelësat e shtëpisë familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”.
Ministri Aliu ka thënë se projekti për “Ndërtimin dhe Renovimin e Shtëpive në veri”, ka ndihmuar 25 familje me 21 ndërtime dhe 4 renovime, teksa ka shtuar se realizimi i këtij projeki ka qenë në vlerë rreth 1.5 milionë euro.
Aliu, tutje tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të jëtojnë të lirë e të pa papenguar në vendin e tyre.
“Emocion i veçantë t’i japësh çelësat e shtëpisë dikujt që për më shumë se dy dekada nuk ka mundur të kthehet në pronën e shtëpinë e vet.
Kjo është histori e dhimbshme që i ka ndodhur mijëra familjeve në veri të vendit, një pjesë e madhe të cilëve janë larguar dhunshëm pas përfundimit të luftës.
Sot, patëm kënaqesinë t’u dorëzojmë çelësat e shtëpise familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”. Ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime.
Jemi zotuar para qytetarëve dhe në përputhje me atë zotim deri tani kemi ndërtuar 23 dhe 2 janë në proces të perfundimit, ndërkaq për vitin 2025 do të vazhdohet edhe më tutje në ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve pa dallim në pronat e shtëpitë e tyre.
Kosova është vend i të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të jetojnë të lirë e të papenguar në të drejtën e tyre.”, ka shkruar ministri Aliu në një postim në facebook.


