Gjermania e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin 2026, duke e mposhtur bindshëm Kurasaon me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E.
Katër herë kampionët e botës kanë krijuar epërsinë e tyre që në minutat e para. Felix Nmecha ka shënuar për 1:0 pas një kombinimi me Florian Wirtzin, duke i dhënë Gjermanisë avantazhin që në minutën e gjashtë.
Megjithatë, debutuesit nga Kurasao nuk janë dorëzuar. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Livano Comenencia ka realizuar për 1:1 në minutën e njëzet e një, duke shkaktuar entuziazëm të madh te tifozët e kombëtares karaibiane.
Gëzimi i tyre nuk ka zgjatur shumë. Nico Schlotterbeck e ka rikthyer epërsinë për Gjermaninë me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi, ndërsa në fund të pjesës së parë Kai Havertz ka realizuarnga penalltia për rezultatin 3:1.
Në pjesën e dytë, gjermanët kanë dominuar plotësisht. Jamal Musiala ka shënuar për 4:1 pas një asistimi të Joshua Kimmich, ndërsa Nathaniel Brown e ka realizuar golin e pestë të ndeshjes dhe të parin të tij në një Kampionat Botëror.
Deniz Undav është regjistruae në listën e golashënuesve, duke shënuar për 6:1, para se Havertz ta vuloste rezultatin përfundimtar 7:1 me golin e tij të dytë personal.
Me këtë fitore të thellë, Gjermania merr tri pikët e para dhe dërgon një mesazh të fortë rivalëve për ambiciet e saj në këtë Botëror. Në anën tjetër, Kurasao do të kërkojë reagim në ndeshjet e ardhshme ndaj Ekuadorit dhe Bregut të Fildishtë.
Gjermania shkon në pushim me epërsi prej dy golash kundër Kurasaos
Kombëtarja e Gjermanisë ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi 3:1 ndaj Kurasaos në ndeshjen e parë të Grupit E në Botërorin 2026.
Gjermanët e kanë nisur takimin në mënyrë ideale, duke kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë. Florian Wirtz ka asistuar për Felix Nmechan, i cili ka realizuar me një goditje të saktë nga brenda zonës për rezultatin 1:0.
Megjithatë, Kurasao ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e njëzet e një. Livano Comenencia e ka provuar nga afër zonës, ndërsa topi është devijuar dhe ka përfunduar në rrjetë për 1:1.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Gjermania e ka rikthyer epërsinë në minutën e tridhjetë e tetë. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Nathaniel Brown, Nico Schlotterbeck është shkëputur më së miri në zonë dhe ka shënuar me kokë për 2:1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, gjermanët e kanë fituar një penallti. Riechedly Bazoer ka shkaktuar ndërhyrje të palejuar në zonë, ndërsa gjyqtari Jalal Jayed ka treguar menjëherë nga pika e bardhë.
Përgjegjësinë e ka marrë Kai Havertz, i cili në minutën e katërt të shtesës është treguar i saktë nga penalltia dhe e ka dërguar topin në rrjetë për rezultatin 3:1.


