KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
Siguri

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News
Kosova News 13:36 -14/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se pezullimi i hetimeve për rastin e barrikadave në veri të Kosovës gjatë vitit 2022 nuk nënkupton përfundim apo ndërprerje të procedurës, por vetëm ndalje të përkohshme të afateve hetimore për shkak të pamundësisë së ballafaqimit të të dyshuarve me akuzat, raporton Ekonomia Online.

Duke komentuar vendimin e Prokurorisë Speciale për pezullimin e hetimeve ndaj Milan Radoiçiqit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, Bajraktari tha se legjislacioni penal përcakton afate të qarta për zhvillimin e hetimeve dhe parashikon mundësinë e pezullimit në rrethana të caktuara.

“Fillimisht duhet thënë që procesi hetimor është i afatizuar. Kodi i Procedurës Penale përcakton që nga momenti kur ka vendim për fillim të hetimeve, procedura hetimore duhet të përmbyllet jo më vonë se dy vite nga ky moment. Përjashtimisht, në rrethana kur çështja është e natyrës komplekse, me kërkesë të prokurorit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake mund të shtyhet edhe një vit shtesë. Duke qenë se është i afatizuar çështja e hetimit, atëherë ligji e lejon mundësinë që në rrethana përjashtuese të ketë pezullim të hetimit, në rrethana kur personi është i paarritshëm, i paqasshëm për t’u ballafaquar me akuza, ose ka shkaqe të natyrës subjektive, për shembull vuan nga ndonjë sëmundje ose ndonjë çrregullim i cili natyrisht që e bën të pamundur ballafaqimin me akuzat. Sepse në instancë të fundit duhet me pasë parasysh faktin që është detyrim i Prokurorisë së Shtetit që personin ta ballafaqojë, t’i jep mundësi që të deklarohet në lidhje me akuzat për të cilat rëndojnë para se të procedohet tutje me ngritjen e aktakuzës eventualisht nëse ka prova”, tha Bajraktari.

Sipas tij, në rastin konkret bëhet fjalë kryesisht për rrethana objektive që lidhen me mungesën e bashkëpunimit të Serbisë me institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Prandaj vlerësoj që në rrethanat e rastit konkret, kryesisht kemi të bëjmë me rrethana të natyrës objektive, sepse siç dihet, si rezultat i mendësisë që vazhdon me karakterizu fqinjin tonë verior, nuk ka gatishmëri as vullnet për të bashkëpunuar fare me institucionet tona të drejtësisë. Prandaj natyrisht që edhe Radoiçiqi edhe kriminelët e tjerë, jo të pakët, janë të pamundur të hasen dhe t’u jepet mundësia të ballafaqohen me akuza. Dhe kjo besoj që do të ketë qenë arsyeja kryesore që e ka determinu nevojën për me marrë një vendim të tillë. Besoj që një vendim i tillë do të duhej me qenë më tepër i arsyetuar në raport me opinionin, sepse kurdo që flitet për çështje të kësaj natyre, janë bukur të ndjeshme, prandaj mos me i dhënë hapësirë keqinformimit ose keqkuptimit të rrethanave të tilla. Prokuroria duhet me pasë parasysh që me ofru informata ose detaje më të mëdha se sa që nganjëherë jep, siç është rasti në fjalë”, tha ai.

Duke folur për mundësitë e sigurimit të pranisë së të dyshuarve në procedurë, Bajraktari tha se gjithçka varet nga bashkëpunimi juridik ndërkombëtar dhe vullneti politik i shteteve.

“Natyrisht, duke qenë se personat në fjalë vazhdojnë me përdor fqinjin tonë verior si strehë të tyre, atëherë natyrisht që duhet me ardhë në shprehje fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, e cila natyrisht që siç dihet, para së gjithash reflekton vullnetin e shteteve respektive. E fqinji ynë verior nuk ka vullnet, nuk ka gatishmëri për të bashkëpunuar madje as për kategori të tjera të veprave penale, e lëre më pak kur bëhet fjalë për persona siç është Radoiçiqi, i cili ashtu siç u tha që në krye të herës, që është njëri prej personave jashtëzakonisht të afërt të Vuçiqit. Prandaj këtu vjen në shprehje fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, që në rrethanat e rastit konkret bazuar në këto specifika zhvillohet përmes kanaleve ndërkombëtare prezente në Kosovë, e cila natyrisht që e bën të vështirë edhe bukur problematike edhe mënyrën e komunikimit të përfshirë edhe kohën”, tha Bajraktari.

Ai shtoi se Radoiçiqi mund të ndalohet nëse largohet nga Serbia, por theksoi se kjo varet nga bashkëpunimi ndërkombëtar.

“Por njëkohësisht edhe bazuar në mendësinë që ka fqinji ynë verior, besoj që e vështirë do të jetë e mundshme dhe e arritshme për institucionet tona për aq kohë sa Radoiçiqi dhe të tjerët qëndrojnë vetëm në Serbi. Sepse le të mos harrojmë faktin që ky person ndodhet tashmë edhe në listën e të kërkuarve të Interpolit. Çka nënkupton që në momentin që lëviz nga Serbia ai mund të ndalohet dhe pastaj natyrisht që mund edhe eventualisht të deportohet në Kosovë. Por kjo, siç e thashë, para së gjithash varet nga vullneti i shteteve, sepse fusha e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar është para së gjithash refleksion i vullnetit politik të shteteve në rast se dëshirojnë ose jo t’u përgjigjen kërkesave të tilla. Pavarësisht faktit që vendi ynë ka marrëveshje të mira dhe raporte korrekte komunikimi me pjesën dërrmuese të vendeve të rajonit përfshirë edhe vendet e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Bajraktari ritheksoi se vendimi i Prokurorisë Speciale nuk e mbyll rastin dhe se hetimet mund të riaktivizohen sapo të krijohen kushtet ligjore.

“E para, duhet me pasë parasysh faktin që kemi vetëm pezullim të hetimit, jo përfundim, jo ndërprerje. Që nënkupton që vetëm është ndalur rrjedha e afatit për shkak të pamundësisë për t’u ballafaquar me akuza. Dhe në momentin që krijohen domethënë rrethana të reja për vazhdimin e hetimit, sigurisht që prokuroria merr vendim tjetër përmes të cilit natyrisht që e aktivizon çështjen e hetimit për shkaqe natyrisht varësisht prej rrethanave të rastit konkret. Pra është e rëndësishme me e ripotencu faktin që nuk kemi përfundim të hetimit, kemi vetëm pezullim për shkak të pamundësisë për t’u qasur personat. Dhe për rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe nuk rrjedh afati i përfundimit të hetimit dhe prokuroria është e detyruar dhe rrjedhimisht duhet që në momentin që krijohen rrethana të reja ta ndërpresë pezullimin dhe rrjedhimisht të aktivizojë procedurën përkatësisht hetimin”, tha avokati.

Udhëheqësi në terren i grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, është ndër personat për të cilët Prokuroria Speciale ka pezulluar hetimin për rastin e barrikadave të vitit 2022 në veri të Kosovës. Në aktakuzë nuk janë përfshirë ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetari aktual i kësaj partie, Zlatan Elek, si dhe anëtarët e kryesisë, Slavko dhe Igor Simiq.

Gjithashtu lexoni:

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

Kosova News 14/06/2026 14/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?