KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Zvicër, hap drejt dialogut institucional
Arsim

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Zvicër, hap drejt dialogut institucional

Kosova News
Kosova News 22:18 -20/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, hapën punimet e seminarit në nivel nacional për institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe për mërgatën që jeton dhe vepron në Konfederatën e Zvicrës.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se në këtë punëtori, që u zhvillua më datën 18 dhe 19 maj, 2024 në Döttingen/Konfederatën e Zvicrës, zëvendësministrja Gashi dhe ministrja Nagavci, së bashku me mësuesit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, diskutuan për hapat e institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, rolit institucional në këtë drejtim, mundësitë dhe hapat që duhet të ndërmerren, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet mësimdhënësve të gjuhës shqipe në Diasporë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Zëvendësministrja Gashi dhe Ministrja Nagavci, në kuadër të kësaj punëtorie, theksuan hapat konkret që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në adresimin e nevojave të parashtruara dhe që janë në funksion të këtij qëllimi.

“Punëtoritë që po mbajmë nëpër shtete të ndryshme ku jeton Diaspora jonë, i shohim si hapa drejt ndërtimit të një dialogu institucional, me fokus tek fuqizimi i trekëndëshit nxënës, prind dhe mësues“, ka thënë zëvendësministrja Gashi, teksa ka shprehur një falënderim të veçantë për të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Tutje, në komunikatë theksohet roli i misioneve diplomatike dhe konsullore në procesin e institucionalizimit të mësimit plotësues në Zvicër dhe Seminari Mbarëkombëtar i Mësimit Plotësues në Diasporë, që do të mbahet këtë vit në Kosovë, në muajin korrik, 2024, ishin disa nga temat e tjera që u diskutuan gjatë kësaj punëtorie.

Punëtoria për institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Konfederatën e Zvicrës zhvillohet pas asaj që u mbajt në Republikën Federale të Gjermanisë, më datën 10 dhe 11 maj, 2024, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 20/05/2024 20/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?