Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren ka intervistuar një person i cili “në rrejtët sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë”.
Rasti po trajtohet se keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
Atij thuhet se i është konfiskuar një telefon celular dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë. Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.