KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirimi i Pantiqit, Sveçla: Nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë
Siguri

Lirimi i Pantiqit, Sveçla: Nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë

Kosova News
Kosova News 20:38 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës që dha dorëheqje në nëntor, i dyshuari për sulm me mjete shpërthyese në zyret e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq, është liruar nga arresti shtëpiak dhe masa i është zëvendësuar me dorzani prej 30 mijë eurosh.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Policia arreston terroristët, këta me paranë e krimit e blejnë lirinë me dorëzani.

“Sot pamë që terroristi Dejan Pantiq, i cili ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e ka sulmuar Policinë dhe objektet e KKZ-së vitin e kaluar, iu paska lehtësuar masa nga Gjykata. Nga arresti shtëpiak, në lirim me dorëzani. As masa e parë dhe aq më pak kjo e dyta nuk kanë të bëjnë me drejtësinë”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm thotë se një pjesë e madhe e këtyre kriminelëve kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

 “Mos të harrojmë që një pjesë e konsiderueshme të kriminelëve që vepronin në veriun e vendit tonë e që sulmuan insitucionet e Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës, pjesëtarët e misioneve të huaja dhe gazetarët, janë lënë të lirë në këtë formë. Mund të supozojmë pastaj se me çfarë aktivitetesh janë marrë sërish këta persona”.

Ai thotë se veprat e Pantiqit dhe të tjerëve janë mjaft të rënda dhe sipas tij me këto vendime dëmtohet drejtësia dhe ligji.

“Po ashtu, veprat për të cilat akuzohen Pantiq dhe të tjerët nuk janë çfarëdo veprash. Ata akuzohen për veprat ndër më të rëndat që parasheh Kodi ynë Penal. Kësisoj, këto lloj masash nuk i shërbejnë aspak përpjekjeve tona për rend dhe ligj në veriun tonë dhe as drejtësisë. Përkundrazi, ato lehtësisht mund të jenë stimulim për vazhdim të avazit të vjetër. Askush nuk mund të jetë kaq neglizhent dhe moskokëqarës ndaj punës së paepur, të përditshme, të palodhshme e me shumë sakrifica të organeve tona të sigurisë si Policia e Kosovës dhe Agjencia e Inteligjencës”.

“Puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë, dhe jo vetëm, nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet”, ka deklaruar tutje Sveçla.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Kosova News 21/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?