KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti – diplomatëve perëndimorë: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti – diplomatëve perëndimorë: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:58 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë të qartë diplomatëve perëndimorë që ishin sot në Prishtinë se prioriteti kryesor dhe çështja urgjente për Kosovën është siguria e saj, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e Kryeministrisë të shtunën thuhet se Kurti u ka thënë diplomatëve se ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje të sulmeve të tilla.

Në takim, sipas njoftimit, u diskutua edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku Kurti ka theksuar se është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re në dialog.

Zyra e Kryeministrisë ka konfirmuar se emisarët kanë ofruar planin e tyre për ecjen përpara në dialog, për të cilin Kurti i ka falënderuar. 

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftim.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, ishin sot paradite në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me Kurtin. Ata kanë thënë se kanë ardhur me një plan, të cilin do t’ia prezantojnë edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më vonë. Tutje, ata kanë kërkuar që palët t’i kthehen dialogut dhe zbatimin të marrëveshjes të arritur më herët këtë vit. 

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, duhet të ecet para me Asociacionin
Lajçak thotë se erdhën me një plan për Kurtin e Vuçiqin

Gjithashtu lexoni:

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president

Hapet pishina e Gërmisë për sezonin veror

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Vushtrri

Kosova News 21/10/2023 21/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike
18:48 -21/06/2026
Yamal: Është ende herët për të gjykuar shanset e Spanjës në Botëror
17:48 -21/06/2026
Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për president
17:40 -21/06/2026
Trump kërcënon Iranin me sulme të reja
17:29 -21/06/2026
Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme
16:22 -21/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?