KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
Ekonomi

Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj

Kosova News
Kosova News 23:34 -14/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë masa ndaj nëntë gurthyesve që operonin në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.

Sipas ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, shtatë prej gurthyesve janë ndalur në komunën e Suharekës, ndërsa dy të tjerë në Skenderaj.

Aksioni i inspektoratit vjen pas analizimit të dosjeve të më shumë se 200 gurthyesve që operojnë në vend. Ministrja Pacolli ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa”, ka deklaruar Pacolli, duke theksuar se nuk do të ketë tolerim ndaj operatorëve që veprojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe që cenojnë mjedisin.

Ministria ka paralajmëruar vazhdimin e inspektimeve në terren, me fokus te respektimi i kërkesave ligjore dhe mbrojtja e mjedisit.

Gjithashtu lexoni:

AAC e EASA formalizojnë dy marrëveshje për forcimin e sigurisë së aviacionit

Largimi i Arben Visoqit nga puna, Policia del me komunikatë

Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?