KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak thotë se erdhën me një plan për Kurtin e Vuçiqin
Politikë

Lajçak thotë se erdhën me një plan për Kurtin e Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 12:13 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me një plan të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti. Por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajçaku pas takimit me Kurtin të shtunën ka theksuar se planin do ta diskutojnë më vonë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiqin. Nuk do të japë detaje”, ka thënë Lajçak.

I dërguari i BE-së gjatë adresimit për media ka thënë se pa formimin e Asociacionit, Kosova nuk mund të bëjë përparim drejt rrugës në Bashkimin Evropian. Ka vlerësuar gatishmërinë e Kurtit për diskutime në të ardhmen e afërt.

“Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiq”, ka thënë ai.

Për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, sipas Lajçakut, ka dëshmuar se normalizimi dhe shtensionimi janë mëse urgjente, duke shtuar se janë duke pritur hetimin e plotë përpara se të dalin me rezultate.

“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plot të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Kushtet dhe vonesat janë të papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit”, ka shtuar Lajçak.

Lajçaku ka bërë të ditur se sulmi në Banjskë është duke u hetuar nga BE-ja dhe NATO-ja.

“Procesi është duke vazhduar. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet”, ka thënë ai.

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, duhet të ecet para me Asociacionin

Gjithashtu lexoni:

Gjeten mbetje eshtërore të tre personave në Zubin Potok

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?