KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, duhet të ecet para me Asociacionin
Politikë

Lajçak pas takimit me Kurtin: Dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, duhet të ecet para me Asociacionin

Kosova News
Kosova News 12:10 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha sot pas takimit në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti se kanë dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe presin që sulmuesit të vihen para drejtësisë.

Lajçak tha më tej se ngjarjet e 24 shtatorit treguan qartë se normalizimi i raporteve është më urgjent se kurrë.

“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe brengat e tij sa i përket sigurisë në veri.   Duam të themi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë… dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit”, tha ai.

I dërguari i BE-së më tej tha se sulmuesit e 24 shtatorit duhet të vihen para drejtësisë dhe për këtë tha se presin bashkëpunim dhe angazhim konkret nga Serbia.

“Ngjarjet e 24 janë treguan qartë se normalizimi është më urgjent sesa kurrë…. Presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet nga dialogu”, tha ai.

Sipas tij, ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndihmojmë dialogun, por siç tha nuk mund ta ndryshojnë as faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhur marrëveshje për normalizim të raporteve.

I dërguari i BE-së më tej tha se kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet nëse Kosova do të avancojë në proceset integruese.

Lajçak përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe për të cilën tha se duhet ecur para pa vonesë.

“…Dhe duhet ta theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e ASK-së pa vonesë dhe pa këtë nuk mund të ketë progres në proceset integruese”, tha ai. 

Arrijnë në Qeverinë e Kosovës diplomatët perëndimorë

Gjithashtu lexoni:

Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?