KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNj: Të fillojë mësimi që të shmangen pasojat për nxënës
Arsim

KMDLNj: Të fillojë mësimi që të shmangen pasojat për nxënës

Kosova News
Kosova News 13:18 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë lëshuar një deklaratë për media ku flitet për grevën në arsim.

Ata bëjnë thirrje që të fillojë mësimi dhe të shmangen pasojat për nxënës.

Në komunikatën e tyre thuhet se kërcënimi i sindikalistëve grevistë me pasoja, heqja e pagës dhe përpjekja për thyerje të grevës janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut.

“Edhe kërcënimi i sindikalistëve grevistë me pasoja, heqja e pagës dhe përpjekja për thyerje të grevës janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe standardet ndërkombëtare. Në anën tjetër të drejtat e njeriut e humbin kuptimin kur me këtë veprim i shkelni të drejtat e të tjerëve, të nxënësve, në rastin konkret.  KMDLNj, në të gjitha reagimet ka deklaruar se greva mbetet mundësi dhe veprim i fundit, vetëm pasi të shterren përpjekjet tjera e që në këtë rast nuk janë shfrytëzuar nga adresa kryesore e përgjegjësisë institucionale, qeverisë së Kosovës përkatësisht Ministrisë për Arsim që, në vend të dialogut, ka ofruar muskuj përballë SBASHK -ut, prandaj KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon shkarkimin e ministres, Arbërie Nagavci”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e tyre thuhet se përpjekjet për ndërmjetësim kanë dështuar, përcjell KosovaNews.

Përpjekjet për ndërmjetësim kanë dështuar shkaku se Presidentja nuk ishte e paanshme, Avokati i Popullit ishte kundërthënës (sipas SBASHK – ut), kurse kërkimi i ndërmjetësimit ndërkombëtar që edhe dështoi ishte nën çdo dinjitet. Në ndërkohë situata në terren ka filluar të lëvizë duke shfaqur mospajtim me kohëzgjatjen e grevës sikur që edhe presioni qeveritar po ndikon”, thuhet në komunikatë.

Ata thonë se nëse nuk do të ketë marrëveshje, situata dhe qëllimi i grevës do të degradojë deri në masën që të krijohet një anarki.

“Në situaten e krijuar duhet një zgjidhje e ndërmjetme, as kërkesa e SBASHK-ut e as refuzimi i qeverisë, si ishte deri më tani. Nëse nuk do të ketë marrëveshje, situata dhe qëllimi i grevës do të degradojë deri në masën që të krijohet një anarki. Në përballjen e dy të drejtave të padiskutueshme siç është kjo e SBASHK-ut dhe e nxënësve përparësi ka realizimi i të drejtës së nxënësve sepse prodhon pasoja shumë më të rënda andaj KMDLNj kërkon nga SBASHK -u të tregojë mirëkuptim duke hequr dorë nga kërkesat maksimale për faktin se mosmbajtja e mësimit po prodhon efekte zinxhirore në të gjitha fushat, që nga entet parashkollore e deri te arsimi universitar. KMDLNj thërret që procesi mësimor të fillojë menjëherë në të kundërtën edhe SBASHK do të ketë përgjegjësi konkrete për shkelje të drejtave të njeriut përmes bllokimit të procesit mësimor. Po shterren kufijtë e durimit për prindër dhe nxënës të cilët nuk duhet dhe nuk mund ta pësojnë për shkak të kryeneçësisë së qeverisë dhe SBASHK- ut”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?