KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve: Jemi të pafuqishëm, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mosmbajtjen e mësimit
Arsim

Këshilli i Prindërve: Jemi të pafuqishëm, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mosmbajtjen e mësimit

Kosova News
Kosova News 13:41 -13/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka takuar Këshillin Grevistë, me të cilët ka diskutuar për kërkesat e tyre si dhe mundësinë për të dal nga greva, me arsyen e vetme që të fillojë mësimi nëpër institucionet arsimore.

Por pas këtij takimi, përmes një prononcimi për media kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës, ndërsa Kurti përmes një konferencë për media u shpreh se nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, por se “do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim”.

Lexo po ashtu:

Kurti: Këshillit Grevist ia paraqita tri oferta. Ende pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon

Në lidhje me këto deklarata të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi ka thënë se janë të pafuqishëm dhe se dikush do duhet të mbajë përgjegjësi për mos mbajtjen e mësimit.

Ai theksoi se fëmijët janë duke u dëmtuar nga kjo grevë, pamëshirshëm dhe padrejtësisht.

Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës

Sipas tij, prindërit janë të zhgënjyer dhe janë duke u ndjerë të pabarabartë.

“Fëmijët tanë po dëmtohen direkt nga kjo grevë, pamëshirshëm e padrejtësisht. Prindërit janë të zhgënjyer ngase ndjehen të pabarabartë e krejt të pafuqishëm. Dikush do të duhej të mbante përgjegjësi për këto dëme shumë të mëdha, nëse duam të jemi shtet i drejtë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Demi.

Lexo po ashtu:

Nagavci – SBAShK-ut: S’mund t’i mbyllni shkollat, aty mund të qëndrojnë nxënësit dhe prindërit

Ndryshe, ky takim u zhvillua pas ftesës që shefi i ekzekutivit i bëri Këshillit Grevist të cilët nga 25 gushti janë në grevë.

Që nga ajo kohë vazhdimisht grevistët kanë kërkuar takim me Kurti, i cili po ndodh në javën e tretë të grevave.

Grevistët, përfshirë edhe punëtorët e arsimit, janë në grevë me kërkesat kyçe 100 euro deri në hyrje në fuqi të Ligjit të pagave.

Vazhdimisht Këshilli Grevist ka akuzuar qeverinë se nuk po i fton në takim, kurse në fundjavë Kurti takoi vetëm kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, për tu takuar sot edhe me Këshillin grevistë./telegrafi/

Lexo po ashtu:

Murati: E kanë marrë peng procesin mësimor, mund të kenë qëllime tjera

Gjithashtu lexoni:

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

TAGGED: Albin Kurti, Greva ne arsim, Jeton Demi, Këshilli i Prindërve të Kosovës, Rrahman Jasharaj
Kosova News 13/09/2022 13/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?