KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për grevën: Nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim
ArsimPolitikë

Kurti për grevën: Nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim

Kosova News
Kosova News 12:26 -13/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist të martën, deklaroi se nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, por se “do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim”.

Në një konferencë për media, Kurti tha se të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave të sindikatës siç po bën SBASHK-u, është e palogjikshme dhe e rrezikshme.

“Kanë kërkuar 100 euro, ne kemi thënë 50 e ata ose krejt ose hiç. Nuk është e drejtë kjo mënyrë e shantazhit. Shteti nuk do të duhej të shantazhohej nga dikush që është më i zhurmshmi. Dhe jo për kushtet e punës, por për para”.

“Të kërkosh përmbushje të plotë të kërkesave është edhe e palogjikshme edhe e rrezikshme. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi e as arsimtarët. Thanë do të konsultohemi me anëtarësinë e dolën para juve”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Lexo edhe:

Kurti: Këshillit Grevist ia paraqita tri oferta. Ende pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon

Ai tutje tha se në takim me Këshillin Grevist u kanë bërë ofertë shtesë që të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat. Për këtë ofertë, kreu i ekzekutivit ka thënë se kanë marrë premtim nga grevistët se do të diskutojnë me anëtarësinë, por sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ne ua thamë edhe tri gjëra sot përfaqësuesve të Këshillit Grevist për të cilën ata na premtuan se do ta pyesin anëtarësinë. Neve na u tha në takim se do ta pyesin anëtarësinë, por sa dolën nga takimi thanë se greva do të vazhdojë. Kur e pyetën anëtarësinë?. Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore për Ligjin për Pagat. Do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin mbi Pagat”.

Lexo edhe:

Murati: E kanë marrë peng procesin mësimor, mund të kenë qëllime tjera

“Ua dhamë lajmin atyre të parët, sepse këtë javë fillon diskutimi publik. Dy të tjerat ishin që bashkë me BSPK do ta bëjmë reformën e sistemit pensional, që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr pragun famëkeq 15 vjet përvojë punë, dhe u zotuam që tek barnat esenciale të shtojmë edhe 10 milionë euro”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

TAGGED: Albin Kurti, Grevat, SBASHK
Kosova News 13/09/2022 13/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?