KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e profesorit Hasani
Arsim

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e profesorit Hasani

Kosova News
Kosova News 19:43 -27/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Etikës (KE) i Universitetit të Prishtinës të premten i ka rekomanduar Senatit uljen e gradës akademike për Enver Hasanin nga profesor i rregullt në profesor të asocuar. Rekomandimin e Këshillit të Etikës, Hasani e ka quajtur si “vepër të dy huliganëve, Avni Pukës dhe Iset Morinës”. Puka është dekan në Fakultetin Juridik, ndërsa Morina është kryesues i Këshillit të Etikës.

Përveç degradimit, Këshilli i Etikës ka rekomanduar edhe revokimin e mirënjohjeve dhe privilegjeve të Hasanit si ish-rektor i UP-së, mohimin e pjesëmarrjes së Hasanit në komisione profesionale për tri vjet si dhe mospërfshirjen në mentorim të të gjitha niveleve për një vit vijues duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Gjithashtu, Këshilli i Etikës ka paraqitur vërejtje me shkrim për Hasanin që të përmbahet nga çfarëdo “gjuhe e papërshtatshme, fyese, pa takt akademik dhe denigrues ndaj personelit dhe punëdhënësit të UP-së”.

Si arsyetim, Këshilli i Etikës ka thënë se Hasani nuk e ka mbajtur në vitin akademik 2023/2024 asnjë ligjëratë të vetme dhe se nuk ka pasur leje apo lirim për mosmbajtje të mësimit. Po ashtu ky këshill ka thënë se ka konstatuar që Hasani ka marrë gradën e profesorit të rregullt në kundërshtim me Statutin e UP-së. Në pikën e tretë të denoncimit, Këshilli i Etikës ka thënë se Hasani në deklarimet publike në media elektronike e audiovizuele ka shkelur rëndë rregullat bazike të etikës për stafin akademik të UP-së. Në fund KE ka konstatuar se ndërprerja punës do të mund të konsiderohej joproporcionale me shkeljet e konstatuara.

Në një përgjigje për KOHËN, Hasani u shpreh i bindur se një vendim të tillë nuk mund ta miratojnë as Senati e as instancat e tjera. Ka paralajmëruar kallëzim penal për kryesuesin e KE-së.

“Vendimi është vepër e dy huliganëve, Avni Pukës dhe Iset Morinës, që synon mbylljen e gojës sime në publik. Jam i sigurt që as Senati dhe as instancat tjera juridike nuk mund të miratojnë një vendim të tillë hakmarrjeje dhe i marr arbitrarisht nga Iset Morina në shkelje të plotë të konfliktit të interesit. Ndaj Isetit do bëj një kallëzim penal javën që vjen, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Ky vendim, sipas Hasanit, do të mbahet mend në analet e historisë së Universitetit të Prishtinës “siç mbahen mend vendimet për eliminimin e profesorëve të UP gjatë atyre që njihen si diferencime ideo-politike kur eliminohej administrativisht elita e këtij vendi”.

KOHA ka raportuar edhe më herët për përplasjet Hasani-Puka. Dekani Puka e pati denoncuar në gusht Hasanin për “mashtrim”. E një vit më parë, Hasani pati “denoncuar” Pukën duke thënë se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali.

KOHA po bën përpjekje të sigurojë përgjigje edhe të Pukës dhe Morinës, pas akuzave të Hasanit. Sapo të ketë përgjigje, ato do të përfshihen në artikull.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 27/09/2024 27/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?