Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i këtij institucioni .
Në letrën e dorëheqjes të siguruar mga KosovaNews Jakupi ka dhënë edhe arsyet e dorëheqjes duke thënë se ato janë personale dhe profesionale për shkak së do të angazhohet në aktivitete hulumtuese në një shtet të bashkimit evropian.
Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme. Arsyeja e shkarkimit ishte se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur rregulloren e këtij kuvendi.
KosovaNews muaj më parë kishte raportuar se Arianit Jakupi kishte vazhduar ta mbajë kundërligjshëm detyrën e kryetarit të OFK edhe përkundër shkarkimit nga ana e kuvendit të OFK-së.