KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-Kryetari i shkarkuar i Odës së Farmacistëve vazhdon ta mbaj pozitën kundërligjshëm
Shëndetësi

Ish-Kryetari i shkarkuar i Odës së Farmacistëve vazhdon ta mbaj pozitën kundërligjshëm

Jeton Sopa
Jeton Sopa 11:11 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi ishte shkarkuar më 25 janar të këtij viti nga detyra e kryetarit të OFK-së. Me 29 vota pro, 25 kundër dhe dy abstenime, Arianit Jakupi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të OFK-së.

Shkarkimi është bërë pas kërkesës së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statusore referuar neneve: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.” Në vendimin e kuvendit të OFK për shkarkimin e Arianit Jakupit në pikën 3 të këtij vendimi thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Por edhe pse ish-kryetari Jakupi është shkarkuar nga kuvendit dhe nga ai moment më nuk ka kurrfarë të drejte të përfaqësimit të Odës së Farmacistëve ai po vazhdon ta mbajë këtë pozitë kundërligjshshëm duke shkelur statusin e organizatës sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Vendimi i Kuvendit të OFK-së për shkarkimin e kryetarit

Sipas burimeve dhe dokumenteve të siguruara nga KosovaNews Arianit Jakupi është duke e shpërfillur vendimin e Kuvendit të OFK-së dhe po vazhdon të nënshkruaj dokumente në cilësinë e kryetarit në detyrë edhe pse kjo gjë nuk parashihet në statutin e OFK-së. Ai madje është parë javën e kaluar përkrah ministrit të Shëndetësisë Arben Vitija duke bërë homazhe në cilësinë e kryetarit të OFK-së, në obeliskun e ndërtuar për nder të profesionistëve shëndetësor të cilët kanë humbur jetën gjatë luftës.

Në bazë të statutit të OFK-së në momentin kur mungon kryetari pozitën e tij e ushtron nënkryetari i Odës së Farmacistëve.

Dokumenti ku Arjanit Jakupi nënshkruan në cilësinë e kryetarit në detyrë ku kjo gjë nuk parashihet askund në statutin e OFK-së

Kosovanews javën e kaluar ka dërguar pyetje në OFK për të kërkuar shpjegime se pse po vazhdon ta mbaj Arianit Jakupi pozitën e kryetarit mirëpo nuk kemi marrë përgjigje. KosovaNews ka kontaktuar edhe me ish- Kryetarin e OFK-së Arianit Jakupi dhe e kemi pyetur se në bazë të cilës rregullore po vazhdon ta mbaj pozitën e kryetarit? Jakupi ka thënë përmes telefonit që t’i dërgojmë pyetje në emailin zyrtar të OFK-së dhe do të marrim përgjigje, mirëpo për këtë nuk kemi marrë përgjigje as pas 4 ditësh.

Gjithashtu përmes telefonit e kemi pyetur edhe Sekretarin e Odës Taulant Bajrami por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se do të përgjigjen përmes emailit mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

 Arianit Jakupi njihet si njeri i afërt me PDK-në, ai ka qenë Kryeshef i Agjensionit te Barnave gjatë qeverisjes së PDK-së, më pastaj ishte zgjedhur kryetar i OFK në vitin 2018, ndërsa më 11 qershor të vitit 2022 ishte rizgjedhur në këtë pozitë ku më pas u shkarkua nga Kuvendi i Odës së Farmacistëve më 25 janar të këtij viti.

Arjanit Jakupi krah ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, në cilësinë e kryetarit të OFK-së. Foto e javës së kaluar pasiqë është shkarkuar

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

Edhe sot mot me diell, temperaturat deri 34°C

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së

Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?