KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Java vendimtare në Hagë: ‘Liria ka Emër’ intensifikon mobilizimin për marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ më 17 shkurt”
Lajme

Java vendimtare në Hagë: ‘Liria ka Emër’ intensifikon mobilizimin për marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ më 17 shkurt”

Kosova News
Kosova News 16:21 -08/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, mbajtën sot konferencën e radhës njoftuese për media, në kuadër të përgatitjeve intensive për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Kjo konferencë shërbeu si një adresim publik për të informuar qytetarët dhe mediat për ecurinë e mobilizimit, për mbështetjen e deritanishme institucionale dhe qytetare, si dhe për hapat e mëtejmë organizativë që do të ndërmerren deri në ditën e marshit.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e platformës shprehën falënderim të veçantë për kryetarët e komunave që deri më tani kanë pritur përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, kanë shprehur mbështetje publike dhe janë angazhuar aktivisht në mobilizimin qytetar në komunat e tyre.

U theksua se ky bashkëpunim institucional është dëshmi e seriozitetit me të cilin po trajtohet kjo kauzë dhe e përgjegjësisë ndaj një momenti vendimtar për vendin.

Në fjalën e tij, Ismail Tasholli theksoi rëndësinë e këtij mobilizimi në një fazë kyçe të procesit në Hagë.

“Mbështetja e kryetarëve të komunave dhe përfshirja e tyre aktive në mobilizim tregon se kjo çështje po trajtohet si interes i përbashkët qytetar dhe kombëtar”, ka thënë Tasholli.

“Jemi në javën vendimtare para fazës finale të procesit në Hagë dhe në këto momente, heshtja nuk është neutralitet, por mungesë qëndrimi”, shtoi ai.

Ai shtoi se marshi i 17 shkurtit do të jetë paqësor, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës, dhe se nuk organizohet kundër askujt, por në mbrojtje të dinjitetit të Kosovës, të së vërtetës dhe të sakrificës mbi të cilën është ndërtuar liria.

Në pjesën e dytë të konferencës, Eliza Hoxha foli për dimensionin shoqëror dhe moral të këtij mobilizimi, duke theksuar se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike.

“Drejtësia nuk mund të lexohet pa kontekst dhe pa dallim të qartë mes agresorit dhe viktimës”, ka thënë Hoxha.

“Marshi i 17 shkurtit është zë qytetar, i qetë dhe dinjitoz, i një shoqërie që nuk pranon narrativa të padrejta dhe heshtje të imponuar”, shtoi ajo.

Ajo theksoi se ky marsh u përket qytetarëve, familjeve të dëshmorëve dhe të zhdukurve, të rinjve, intelektualëve, punëtorëve dhe gjithë atyre që besojnë në dinjitet dhe drejtësi – dhe se përkrahja e deritanishme, e ardhur nga komuna të ndryshme dhe nga diaspora, dëshmon për një vetëdije të gjerë qytetare.

Platforma “Liria ka Emër” njoftoi se në ditët në vijim do të vazhdojë me takime, vizita në komuna, koordinim me shoqërinë civile dhe komunikim të rregullt publik, duke intensifikuar mobilizimin për pjesëmarrje sa më të gjerë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Në fund, u ritheksua se ky mobilizim është një thirrje për drejtësi dhe dinjitet, e ndërtuar mbi respekt, qetësi dhe vetëdije të plotë për peshën historike të momentit

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 08/02/2026 08/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?