Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar A.Sh (23-vjeç) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 146.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, të martën në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10 mars 2024, ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.



