KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Instituti i Forenzikës psikiatrike së shpejti do të bëjë ekzaminimin psikiatrik të 5 të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Siguri

Instituti i Forenzikës psikiatrike së shpejti do të bëjë ekzaminimin psikiatrik të 5 të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Kosova News
Kosova News 23:39 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë persona që po ballafaqohen me akuza të rënda në rastin e përdhunimit të një 11 vjeçareje, do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik.

Për këtë, është vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës në seancën e mbajtur pas kthimit në rigjykim të këtij rasti nga Apeli,

Megjithatë, lënda për këtë rast, ende nuk ka mbërritur në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, institucion që vazhdon të përballet me numër të madh të kërkesave të tilla.

Sipas avokatit Anton Nrecaj, në shumë raste këto bëhen për të ulur dënimin e të akuzuarve.
“Nëse konstatohet se ka probleme vendore, atëherë ajo mund të merret si një rrethane e cila e ka bërë nën ndikimin e asaj që çka nuk e ka pasur në kontroll vetën, por që duhet të e them sepse pothuajse në të gjitha proceset penale personi, i cili ka kryer veprën penale coftë vrasje, dhunim apo vepra të tjera, gjithmonë pala mbrojtëse e shfrytëzon këtë mjet juridik, nën pretekstin që të merret rrethane lehtësues”, ka theksuar Anton Nrecaj –  CLARD.

Gjatë muajit shkurt, katër nga pesë të akuzuarit në këtë rast, ishin dënuar me 40 vjet burgim gjithsej, ndërsa njëri ishte liruar nga akuza në mungesë të provave.

Ekrem Rexhepi ishte dënuar me 15 vjet burg, derisa tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.

Aktgjykimi i shkallës së parë ishte përfshirë në shkelje të shumta, çka ka shtyrë shkallën e dytë që ta anulojë në tërsi vendimin e themelores dhe rastin ta kthej në rivendosje.

Sipas Gjykatës së Apelit të cilin e posedon Dukagjini, aktgjykimi i themelores ishte i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se është i paqartë.

“Aktgjykimi i ankimuar është i paqartë, gjykata nuk ka paraqitur qartë dhe në mënyrë të plotë se cilat fakte i ka konsideruar të vërtetuara apo jo, nuk ka vlerësuar saktësinë e provave kundërthënëse, në aktgjykim nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar me rastin e vendosjes në këtë çështje penale, si dhe ka kundërthënie për faktet vendimtare ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar lidhur me përmbajtjen e shkresave dhe procesverbaleve për deklarimet e dhëna në procedurë penale, e veçanërisht me rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprave penale dhe përgjegjësisë penale të të akuzuarit dhe të miturve, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penale ndaj të akuzuarit dhe veprës së tij”, thuhet Aktvendimi i Gjykatës së Apelit në faqe 7.

Për dhunimin e 11 vjeçares që u bë publik në gusht të vitit të kaluar, janë duke u akuzuar 13 persona në dy procese të ndara derisa veprat për të cilat akuzohen janë “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Trafikimi me njerëz”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” e “Dhunim”.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Vërmicë: Zbulohen 30 mijë euro të padeklaruara

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?