Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur të martën në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, një dëshmitar ka raportuar se, lidhur me shfrytëzimin e një prone për të cilën pritet vendimi mbi lirimin e saj, dy të dyshuarit (shfrytëzues prone) verbalisht duke iu drejtuar dëshmitarit kanë kanosur atë dhe disa persona të tjerë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.


