KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy kërkesa të kundërta peng i ndërtimit të objektit për të pame në Slivovë të Ferizajt
Lajme

Dy kërkesa të kundërta peng i ndërtimit të objektit për të pame në Slivovë të Ferizajt

Kosova News
Kosova News 13:16 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e fshatit Slivovë të Komunës së Ferizajt gjatë muajve të fundit kanë grumbulluar një shumë të caktuar të parave për ndërtimin e një objekti për të pame afër xhamisë së fshatit. Ndërkohë, një grup prej 10 personave kanë dërguar një kërkesë në komunë për ta kundërshtuar lokacionin e ndërtimit të këtij objekti.

Kjo ka bërë që komuna ta ndalon procesin e dhënies së lejes ndërtimore për kryesinë e fshatit.

Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e fshatit Slivovë, Njazi Rexhepi, i cili ka thënë se është shqetësuese të pengohet ndërtimi i objektit nga disa individ të moshave të reja.

“Ne deri më tash i kemi grumbulluar mjetet rreth 5 mijë euro për ta nisur projektin, ndërkohë banorët po vazhdojnë të sjellin ende para por e kemi ndërprerë aktivitetin derisa komuna ta lëshon lejen ndërtimore. Ne si kryesi e fshatit sëbashku me banorët kemi vendosur që objekti të ndërtohet afër xhamisë në pjesën e rrugës lokale ku ka hapësirë të mjaftueshme për parking dhe i plotëson kushtet, pastaj për këtë lokacion ka qenë në vend të ngjarjes edhe Këshilli i Bashkësisë Islame dhe janë pajtuar. Ndërkohë disa të rinj e kanë dërguar një ankesë dhe kanë kërkuar që objekti të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore dhe tash jemi në pritje të vendimit të komunës”, ka thënë Rexhepi.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga njëri prej banorëve që e kishte kundërshtuar lokacionin për ndërtimin e objektit për të pame, por ai nuk ka pranuar të flas.

Ndërkaq, Sabri Murseli, drejtor për Pronë dhe Kadastër në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin, se ndërtimi i objektit për të pame në Slivovë ka mbetur peng i dy kërkesave të kundërta nga banorët.

“Ne jemi të gatshëm ta përkrahim iniciativën e këshillit dhe të banorëve të fshatit, por ndërkohë ka ardhur një kërkesë tjetër me disa nënshkrime për çështjen e lokacionit. Ne si komunë nuk mund ta lëshojmë lejen ndërtimore derisa banorët të merren vesh për këtë kontest. Ndryshe jemi të gatshëm ta përkrahim këtë iniciativë të qëlluar të këshillit të fshatit Slivovë”, ka thënë Murseli. 

Gjithashtu lexoni:

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bjeshkët e Rugovës në Pejë mbulohen nga bora në mes të majit

Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën

Sot mot i vranët e me shi

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?