Category: Siguri
-

Aksident mes dy veturave në Vushtrri, lëndohet një person
Është lënduar një person, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një person i lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në fshatin Bukosh të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti. Ai ka thënë se ky…
-

Numër i madh i qytetarëve serb në veri të Mitrovicës po nënshkruajnë peticionin për shkarkim të kryetarëve
Qytetarët serb në veri të Mitrovicës nga sot e deri më 22 janar, mund të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq. E numër i konsiderueshëm i tyre janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit, ku edhe po bëhet nënshkrimi i këtij peticioni. Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët…
-

Vetëplagoset i mituri në Malishevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë me të cilën dyshohet se është vetëplagosur një i mitur në Malishevë. Sipas njoftimit, rasti është trajtuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. “Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke…
-

Nalohet një person në Leposaviq, kaloi ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi
Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Joshanicë të Leposaviqit. Sipas policisë gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohej se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –Kosovë. Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme ushqimore. Automjeti me mallra është dërguar në doganë,…
-

Gjendet një granatë dore në Vushtrri
Një granatë dore është gjetur të martën e 16 janarit, në Vushtrri. Njësia e Policisë së Kosovës për deminim, e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “…
-

Deklaroi rrejshëm zhdukjen e një burri, arrestohet e dyshuara në Gjakovë
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm zhdukjen e një burri. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se personi ishte raportuar si i zhdukur nga 25 janari 2023, rreth orës 20:00. “PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR & DEKLARIM I RREMË- Gjakovë / 25.01.2023…
-

Kroacia shton numrin e ushtarëve të Kosovës
Një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. Siç është njoftuar bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja. “Komandant i regjimentit të forcave është majori…
-

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, nga sot qytetarët mund të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar.Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar në orën 09:00.Në Mitrovicë të Veriut, peticioni nisi pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë…
-

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Nga e hëna ka filluar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493.Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar përmes video-lidhjes.Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer…
-

Maqedonci: Në rast lufte 8 000 ushtarë nuk mjaftojnë, duhet të angazhohen edhe qytetarët
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën. Në rast të ndonjë lufte, Maqedonci thotë se vetëm ushtarakët nuk mjaftojnë, shton se duhet edhe angazhimi i qytetarëve. “Në rast lufte ne kemi 5 mijë plus 3 mijë që nuk është i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të…