Një granatë dore është gjetur të martën e 16 janarit, në Vushtrri.
Njësia e Policisë së Kosovës për deminim, e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “ shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se ka gjetur një granatë dore. Njësia patrulluese ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia e PK-së për deminim e ka shpërthyer mjetin e dyshimtë në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

