Category: Siguri
-

Policia arreston një person të kërkuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj
Policia e Koosvës ka arrestuar mbrëmë në Ferizaj një hajn, i cili ishte nën kërkim të policisë. “Me datën 16.01.2024, rreth orës 18:00 në Ferizaj, policët e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, B.B (M/K), i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave…
-

Arrestohet prishtinasi në Tiranë, pasi vodhi me dhunë në një banesë
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar D.O., 32 vjeç nga Prishtina, pasi dyshohet për një vjedhje me dhunë në një banesë në Tiranë më 15 janar. Sipas njoftimit, 32-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytetin e Shqipërisë. “Materialet procedurale i kaluan…
-

Shtyhet ekstradimi në Bosnjë i të dyshuarit për masakrën e Dubravës, Sinisha Petriq
Është shtyrë ekstradimi nga Spanja në Bosnjë-Hercegovinë i vrasësit famëkeq të klanit Zemunit, Sinisha Petriq Zenica, që dyshohet për masakrën e Dubravës. Petriq ishte planifikuar të arrinte sot në Sarajevë, por ekstradimi i tij është shtyrë për 2 shkurt, raporton “Avaz”. Petriq dyshohet se ishte prapa grupit që vrau 95 shqiptarë të burgosur në Dubravë…
-

Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ua kanë vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në dy vendime të ndara, më 15 janar 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka vendosur edhe për afatin se kur ZPS-ja duhet t’i dorëzojë parashtrimet e veta për shqyrtimin…
-

54-vjeçari gjendet pa shenja jete në një ordinancë dentare në Prizren, dyshohet për vetëvrasje
Një person i moshës rreth 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një ordinancë dentare në Prizren. I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti ka ndodhur këtë të mërkurë, në ordinancën “Kiseri Dent”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 17.01.2025, rreth orës…
-

Rusia “dënon fuqishëm” blerjen e “Javelinëve” nga Kosova
Rusia “dënon fuqishëm” planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i shesë sistemet antitank “Javelin” Kosovës, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova. Ajo ka thënë se kjo minon dialogun Kosovë – Serbi. “Po flasim për çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës. Mospërfillja e…
-

Arrestohet serbi në Prizren – tentoi ta korruptonte policin me pesë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:30, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. “Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, shtetas serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet,…
-

Pas arrestimit për sulm ndaj kolegut – suspendohet nga puna me 50% të pagës kirurgu në Spitalin e Gjilanit
Kirurgu Luan Mustafa, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina, është suspenduar nga puna per tre muaj me 50% të pagës. Lajmin për suspendim e Mustafës, e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini. “Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për…
-

Sulmoi fizikisht kolegun e tij, arrestohet kirurgu në Gjilan
Një kirurg në Spitalin e Gjilanit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi ka sulmuar fizikisht kolegun e tij. Rasti ka ndodhur të martën, e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit. Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka…
-

Tentuan ta ndalonin, i dyshuari kanos me amrë zyrtarët policor
Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë tentimit për ta ndaluar, një i dyshuar kishte kanosur zyrtarët policorë duke ua drejtuar armën dhe me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 15:00 në Vushtrri dhe është iniciuar si “Kanosje”. “Njësitë…