Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm zhdukjen e një burri.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se personi ishte raportuar si i zhdukur nga 25 janari 2023, rreth orës 20:00.
“PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR & DEKLARIM I RREMË- Gjakovë / 25.01.2023 – 20:00. Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

