Policia e Koosvës ka arrestuar mbrëmë në Ferizaj një hajn, i cili ishte nën kërkim të policisë.
“Me datën 16.01.2024, rreth orës 18:00 në Ferizaj, policët e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, B.B (M/K), i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej dy ( 2 ) viteve”, njofton policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt me këtë rast i fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit.

