KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse
Botë

Tusk: Objekti që ra në Poloni me gjasë është raketë ruse

Kosova News
Kosova News 12:44 -30/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se një objekt që ka rënë në një fushë në Poloninë lindore, në orët e para të së enjtes, me shumë gjasë ishte një raketë ruse.

Objekti i paidentifikuar ka shkaktuar një krater me gjerësi 10 metra jo larg fshatit Tarnaëa Kolonia, rreth 100 km larg kufirit me Ukrainën, gjatë një sulmi rus ndaj qytetit të Lvivit. 

“Të gjitha shenjat tregojnë se bëhej fjalë për një raketë balistike ruse Kh-101, por ne duam të jemi 100% të sigurt për llojin e raketës dhe se kush e lëshoi atë”, ka thënë Tusk gjatë një takimi të thirrur posaçërisht në qytetin fqinj të Lublinit.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiha, ka deklaruar më herët të enjten se një raketë lundruese ruse Kh-101 kishte “hyrë në territorin polak si pjesë e sulmit masiv të Rusisë kundër Ukrainës, duke shkelur hapësirën ajrore të NATO-s”.

Ndrkaq Tusk ka thënë se ishte në kontakt me liderë të tjerë evropianë para se të nisej drejt vendit ku ndodhi incidenti i së enjtes. Ai ka theksuar se nuk kishte raportime për viktima nga incidenti, por se ngjarja po trajtohej si serioze.

Një sërë dronësh rusë dhe një raketë ruse kanë rënë në territorin polak që kur ka nisur lufta në shkallë të gjerë e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Dy fermerë polakë kanë humbur jetën nga një raketë që kishte rënë pak përtej kufirit me Ukrainën në nëntor të vitit 2022, por besohej se ajo ishte një raketë ukrainase e mbrojtjes ajrore që po kundërpërgjigjej ndaj një sulmi rus.

Gjithashtu lexoni:

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin

SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë

Kosova News 30/07/2026 30/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Deri më tani janë rrënuar 17 objekte/villa përreth Liqenit të Ujmanit
13:09 -30/07/2026
Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve
13:07 -30/07/2026
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut
12:26 -30/07/2026
Apeli vërteton dënimin me burgim e gjobë ndaj Shkodran Pulajt dhe pesë të tjerëve për shitblerje të narkotikëve
12:14 -30/07/2026
Kusari: Do të vazhdojë mbështetja për gratë ndërmarrëse
11:46 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?