KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Thaçit i reagon Speciales: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli
Siguri

Avokati i Thaçit i reagon Speciales: Çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Kosova News
Kosova News 17:05 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar Gjykatës Speciale pak pasi ajo prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë në Hagë.

Avokati shkroi në një postim në Facbook se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim atje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, shkroi Misetic.

Në deklaratën e zëdhënësit të Gjykatës Speciale, Michael Doyle, thuhet se kjo gjykatë garanton “të drejtat për një gjykim të drejtë për të akuzuarit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.

“Gjyqtarët zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të saj. Nëse një i pandehur mendon se rregullat nuk po zbatohen siç duhet, ai mund të apelojë vendimet te një panel i veçantë i gjyqtarëve të pavarur. Të pandehurit mund të paraqesin gjithashtu një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë para Gjykatës Supreme dhe mund t’i drejtohen Dhomës së Gjykatës Kushtetuese nëse mendojnë se të drejtat e tyre individuale të njeriut janë shkelur. Ky sistem pasqyron mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ekziston edhe para gjykatave të tjera në Kosovë. Të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër rastesh, e kanë bërë këtë me sukses”, thotë zëdhënësi.

Gjithashtu lexoni:

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?