Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Malishevë nën dyshimin se sulmoi fizikisht vajzën e saj të mitur.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:30 dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


